fbpx

Braçe replikon sërish: Bëni biznes me kampionatin, stadiumi pronë kombëtare

arena-kombetar.jpg

Zëvendëskryeministri i vendit, Erjon Braçe dhe Federata Shqiptare e Futbollit po vazhdojnë të luajnë ping-pong për çështjen e emrit të stadiumit “Arena Kombëtare”.

Pas replikave midis dy palëve në shitje me emrin e stadiumit që po ngrihet në gërmadhat e “Qemal Stafës”, Braçe ka reaguar sërish, duke theksuar se kjo arenë është pronë kombëtare dhe nuk mund të shitet.

Zëvendës-kryeministri i kërkoi FSHF-së të bëj dallimin e asaj që konsiderohet private dhe publike, e nëse kërkon të bëj biznes, këtë mund ta bëj me kampionatin.

“Perseri pergjigje tregetaresh per

QEMAL STAFEN!

Si ka mundesi qe ne FSHF, askush-edhe ky me i dituri drejtor, nuk ndan dot ate qe eshte “kombetare” nga ajo qe eshte “lokale”, nuk ndan dot ate qe eshte “publike” nga ajo qe eshte “private”? As qe dua pergjigje nga te tille, por patjeter qe kam pergjigje per “argumentat” e drejtorit;

E para, stadiumi Qemal Stafa e ka emrin; Nuk ka asnje akt ti kete hequr kete emer!

E dyta, stadiumi Qemal Stafa eshte KOMBETAR, ne kryeqytet, nuk eshte stadium ne Brighton!!!!!! Per kete arsye ju solla si shembull stadiume te tille historike ne Londer, Berlin, Paris, Rome, Madrid; Ne asnje prej tyre emri nuk eshte tregetuar!  Ju nuk flisni per to e per kete fakt! Se ja ben muuuu qe nuk shitet as tek bankat, as tek nafta, as tek telefonia, as tek sigurimet ajo qe eshte kombetare historike!

Ëembley u ribe nga e para, por emri nuk u tregetua!

Sa per argumentin tregetar se shet emri egzistues me shume se emri i nje kompanie, me vlen te te kujtoj se cdo gje e bukur, e madhe dhe historike ne futbollin tone, lidhet me “Qemal Stafen”!

Nuk ja hiqni dot njeriu nga mendje kete!

E treta, stadiumi Qemal Stafa, do te jete nje aset i nje institucioni publik, asfare privat, sic FSHF. Te pakten, juridikisht eshte keshtu, packa se si administrohet eshte e tille,  publike.

Venia ne te njejtin kandar te asetit te nje institucioni publik me asetin e nje klubi privat futbolli, kudo ne dynja, eshte qesharake deri ne dhimbje! Juventus zotni eshte nje klub privat futbolli, sovran per te vendosur nga pikpamja tregtare per stemen ( ju nuk ndryshoni dot stemen e Shqiperise), per fanellen, sponsorin ne te (ju nuk mund te vendosni sponsor ne fanellen e kombetares), asetin, stadiumin, emrin e tij (ju nuk mund te tregtoni ate qe eshte, Qemal Stafen dhe ate qe eshte kombetare). Se katerti, drejtor e te gjithe sa jeni; Shisni garen tuaj! 

E beni dot? Nuk besoj; ua thone kompanite e marketingut:

Nuk shesin dot as edhe nje ndeshje tuajen, finale, jo me garen! Edhe Kosova e shet garen, ju jo! Bejeni gare, bejeni te drejte, te ndershme, cilesore dhe shiteni!

Aty keni te drejta ju! Emri i kompanise ne stadium, shet produktin e saj, jo futbollin tuaj!”-e mbylli statusin Braçe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303