Akuza të papritur ato të zv/kryeministrit Erion Braçe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Braçe ka postuar në rrjetet sociale një video të regjistruar nga shtëpia e tij, ku radhë të gjata makinash janë krijuar për shkak të bllokimit të njërës korsi të rrugës.
Braçe shkruan përkrah videos se vendi ku ndodhet kjo ‘derexhe’ është rruga e re që të nxjerr nga pastiçeri Venezia në rrugën e Elbasanit, ndërkohë akuzon një kompani ka shkërmoqur sipas tij një rrugë të inaguruar 4 muaj më parë për të ndërtuar një pallat.
Ai shton më tej se ky është rasti tipik që sipas zv/kryeministrit interesi privat shkërmoq tërësisht interesin publik.
Postimi i plotë i Braçës:
KJO ESHTE DEREXHEJA NE RRUGEN E RE QE TE NXJERR NGA PASTICERI VENEZIA NE RRUGEN E ELBASANIT!
Perse?
SEPSE KOMPANIA QE PO NDERTON PALLAT,
PASI MORI TROTUARIN, TANI MORI DHE
40% TE RRUGES;
E KA SHQYER RRUGEN E RE QE U INAGURUA VEC 4 MUAJ ME PARE!
Ky eshte ai rasti tipik kur interesi privat,
shkermoq teresisht interesin publik,
e zeron fare sic ketu!

