Bregu i Lumit/ Shkojnë t’u prishin shtëpitë, banorët marrin me gurë policinë

Screenshot_4-1.png

Tension në zonën e njohur si Bregu i Lumit, ku banorët e zonës po kundërshtojnë forcat e rendit dhe fadromat që kanë ardhur për të prishur banesat e tyre, sipas projektit të miratuar për Bulevardin e Ri.

Banorët ankohen sepse nuk do të përfitojnë asnjë dëmshpërblim për prishjen e godinave, sepse janë shpallura si të paligjshme dhe të pa legalizuara. Tensioni ka arritur edhe në konfrontim fizik të banorëve, me hedhje gurësh nga persona që kanë hipur në çatitë e banesave.

Banorët janë shprehur të revoltuar dhe disa prej tyre kanë premtuar vetëflijim në rast shembje.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303