Mjeku Erion Dasho, në një intervistë për emisionin A2 ka deklaruar se fëmijët janë të sigurt brenda shkollës, por sipas tij rreziku janë prindërit që rrinë të grumbulluar pas gardhit të shkollës.
“Brenda shkollës ka siguri. Edhe nëse preken fëmijët, mundësia për ndërlikime në shëndetin e tyre është shumë e vogël.
Unë do të isha i qetë për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve. Por, në mjedisin shqiptar, shkolla ndodhet në një vend me transmetim komunitar, ku ka me dhjetëra, mijëra persona të padiagnostikuar, pasi në Shqipëri nuk testohet.
Në Gjermani masat nuk merren sa për sy e faqe. Nuk ka grumbuj prindërish pa maska nëpër shkolla. Nuk është shkolla rreziku, por prindërit që rrinë grumbull pas gardhit të shkollës dhe që çojnë fëmijët në shkollë me transport publik pa maska dhe pa distancë”, tha Dasho.

