fbpx

Breshëri armësh ndaj banesës, trondit Juxhin Kulla: Ja me kë kam konflikt

juxhin.png

Mbrëmjen e kaluar, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së Juxhin Kullës, në Korçë ku fatmirësisht nuk ka pasur të dhëna për persona të lënduar.

Ndërkohë ai ka deklaruar para autoriteteve se në momentin që ka dëgjuar të shtënat, ka qenë duke dalë nga banesa dhe se makina me të cilën kanë qenë autorët, është larguar me shpejtësi në drejtim të fshatit Barc.

Burime bëjnë me dije së gjatë dëshmisë, Kulla ka thënë gjithashtu se ai nuk ka problem me askënd duke shtuar se problemin e ka me policinë prej nga ku edhe pretendon se është dhunuar disa vite më parë.

“Sapo dilja nga banesa në momentin që kam dëgjuar të shtënat. Dëgjova një automjet që u largua me shpejtësi dhe xhirim në drejtim të fshatit Barc. Nuk pashë asgjë tjetër. Nuk kam probleme me askënd. Problemet e vetme që kam janë me policinë prej ditës që un jam dhunuar prej tyre. Është qëlluar disa herë drejt katit të dyte të banesës. Nuk kam konflikt me asnjë person. Këtë e them me siguri”, ka thënë Juxhin Kulla.

Ndërkaq Juxhin Kulla nuk është një emër i panjohur për mediat, pasi tre vite më parë akuzoi shefin e Seksionit Kundër Narkotikëve në Korçë se e ka dhunuar fizikisht.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303