Një breshëri plumbash ka tronditur mbrëmjen e djeshme Lezhën. Banorët e lagjes Xhenjo janë tmerruar dhe terrorizuar nga ngjarja.
BalkanWeb shkruan se menjëherë pas të shtënave policia është vënë në lëvizje nga një telefonatë anonime.
Blutë e Komisariatit kanë mbërritur në vendngjarje për të krehur zonën dhe identifikuar e kapur autorët. Por, deri më tani nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve.

