TË FUNDIT

Brexit, May do të kërkojë mbështetjen e parlamentit

Kryeministrja britanik Theresa May mund të kthehet në parlament të enjten për të kërkuar sërish mbështetje për planin e saj për të ri-negociuar marrëveshjen e saj Brexit me Brukselin, vetëm pak javë përpara datës së largimit të 29 marsit dhe mes paralajmërimeve mbi rrezikun e një dalje të çrregullt.

Ndërsa vota e së enjtes është simbolike, përsëri mund të bëhet fokusi për rritjen e frustrimit në parlament lidhur me strategjinë e saj për të lënë Bashkimin Evropian.

Nëse parlamenti nuk do të miratojë një marrëveshje, sipas legjislacionit aktual, Britania do të largohet pa një marrëveshje, një rezultat që do të dëmtonte shumë biznese e do të ishte katastrofik për ekonominë e pestë më të madhe në botë duke shkaktuar vonesa të mëdha në porte, duke thyer zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar dhe duke penguar investimet.

Deri më tani, parlamenti ka mbështetur kryeministren britanike për të kërkuar më shumë kohë dhe ka mbështetur përpjekjen e saj për të siguruar ndryshime në marrëveshjen e tërheqjes, veçanërisht për marrëveshjen për kontrollet kufitare mes Irlandës së Veriut dhe Irlandës.

Por ligjvënësit janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar se Britania rrezikon të lërë BE-në pa një marrëveshje ose të mos ketë fare Brexit./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat