Kancelarja gjermane, Angela Merkel, është shprehur optimiste se ende mund të arrihet një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian në lidhje me Brexit.
Gjatë një fjalimi në Dhomën e Ulët të parlamentit gjerman, Merkel shprehu bindjen se janë të gjitha mundësitë për të arritur një marrëveshje në mënyrë të koordinuar.
Edhe pse deklaroi se Gjermania është e përgatitur edhe për Brexit pa marrëveshje, Merkel deklaroi se qeveria gjermane do të angazhohet deri në ditën e fundit që të arrihet një marrëveshje mes Britanisë dhe BE.

