Brnabic: Jemi të gatshëm për kompromis me Kosovën, por me një kusht

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, shpreson se pas zgjedhjeve në Kosovë më 6 tetor do të ketë një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme dhe kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Shpresoj që pas zgjedhjeve, ne do të kemi njerëz që janë mjaft të guximshëm dhe të përgjegjshëm, mbi të gjitha ndaj qytetarëve tanë, dhe të aftë të flasim për një zgjidhje afatgjatë, të qëndrueshme. Do të jemi atje. Beogradi është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje afatgjatë me Prishtinën, por që duhej të ishte një zgjidhje kompromisi. Një palë nuk mund të fitojë gjithçka dhe tjetra të humbë gjithçka.” ka thënë Brnabic gjatë një vizite në Luxembourg.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve , ajo tha se Beogradi është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje afatgjatë me Prishtinën, por që ajo duhet të jetë një zgjidhje me kompromis.

“Beogradi është i përkushtuar të dialogojë me Prishtinën edhe pas provokimeve të vazhdueshme” sqaroi ajo, ndër të tjera gjatë një konference për shtyp, duke shtuar se dialogu ishte ndalur pasi Kosova vendosi taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina.

“Beogradi do të jetë i lumtur të vazhdojë dialogun në të njëjtën ditë kur Prishtina të heqë taksat e saj”-shtoi Brnabic.