Brnabiç: Prishtina nuk respekton marrëveshjet

brnabiç.jpg

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç tha sot se Serbia mbetet e angazhuar për një rajon të integruar dhe të qëndrueshëm, por që sipas saj “nuk duhet të insistohet në nënshkrimin e marrëveshjeve të tjera kur Prishtina nuk respekton disa nga marrëveshjet bazë rajonale”.

Pas takimit me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn, ajo tha se temat kryesore gjatë takimit me të ishin rruga evropiane e Serbisë dhe se çfarë shteti bën në drejtim të reformës dhe integrimit dhe bashkëpunimit rajonal, “ndaj gjithçkaje që është brenda kuadrit të Procesit të Berlinit, i cili duhet të çojë në një integrim më të qëndrueshëm rajon “.

Para takimit me kryeministren serbe, komisioneri Hahn ka takuar në Beograd presidentin serb, Aleksandar Vuçiç me të cilin mes tjerash ka folur edhe për dialogun e Brukselit./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303