Pas betimit si deputet, Pandeli Majko është uruar nga kolegët.
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj pasi i uroi mirëseardhjen kolegut të tij, e cilësoi Majkon si një politikan që meriton respekt.
“Në krye të herës do më lejoni të jap një vlerësim dhe urim të vecantë për deputetin më të ri dhe më të vjetër të Kuvendit të Shqipërisë Pandeli Majko. Një politikan me integritet, i vlerësuar që meriton respekt. Unë besoj se Majko nuk do të jetë te Grupi Parlamentar i kanabisit”, tha Leskaj.

