Avokat Spartak Ngjela ka qenë sot i ftuar në studion e “Breaking” ku komentoi vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke deklaruar se gjykata vetëm i ka hequr benefitet.
“Pritej që do të dënohej, nuk pati një gjë të madhe, ai ishte i dënuar me kusht. Këta ia hoqën kushtin. Ai dënuar 3,4 vjet, por ia kishin dhënë me kusht, shërbimi i provës, se po të bënte edhe një vepër tjetër i shtohet edhe një dënim tjetër. Nuk shtuan dhe as e prekën dënimin. Nuk mund ta ndryshonin dënimin sepse ankimin e kishte bërë ish-ministri. Është prekur dënimi plotësues, benefiti është dënimi me kusht. Pra janë beneficet që jep vepra penale e këtë ta heq ndërkohë dhe nuk ka lidhje me dënimin. Si me kusht, si në arrest shtëpie ta zëmë, si shërbim prove në anale do të jetë i dënuar. Ai është kusht se si vuan dënimin, jo se ia hoqën. Fakti që ia hoqën u detyrua të shkonte në burg”, theksoi Ngjela.
Por a do të trembet politika pas dënimit me burg të Tahirit? “Që kur doli Kushtetuta e vitit 2016 këta e kuptuan se nuk ishin të paprekshëm, e pe se si mori Meta, se si u tërbua ku ishte kryetar Kuvendi, ishte i rëndë nga ana psikologjike . Të tërë e pësuan dhe u tronditën. Ende nuk i ka ardhur radha të akuzohen, por që e dinë se do të akuzohen, iu lind një shpresë me fantazi. Duke deklaruar jo s’ka gjë se këta janë të korruptuar, duan të krijojnë një auto mbrojtje, një balancë psikologjike mes frikës dhe realitetit. Kur del një shkëndijë, vejnë në konkluzion e psikologjisë. Arresti i dy ministrave i ka tronditur psikologjikisht mazhorancën”, theksoi Ngjela.

