Teksa njoftoi shkarkimin e 20 diplomatëve, ministri i Jashtëm Gent Cakaj dhuroi për kamerat edhe një buzëqeshje, që disa e konsideruan si “djallëzore”.
Këtë moment Cakaj e ka shkëputur duke e postuar si foto në Instagramin e tij me mbishkrimin “Ka gjithmonë kohë për të buzëqeshur”.
Për një koment ka qenë i veçantë dhe ka përbërë lajm. zëvendësministra e Jashtme Artemisa Malo i ka dhuruar shefit të saj tre zemra të kuqe në rrjetet sociale.


