fbpx

Çfarë është Shën Valentini ⁉️

Screenshot_16-3.png

Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt. Është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme.

Kjo ditë ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori rreth tij. Besohet se Shën Valentini ishte një prift nga Roma gjatë shekullit III.

Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën, sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull ishte i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehurazi.

Kur Klaudiusi e kuptoi, ai burgosi Valentinin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e gardianit dhe kur u dërgua për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i dërgoi asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”, thuhet në legjendat që shoqërojnë këtë datë. Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.

Romakët kishin një festival të quajtur Lupercalia në mes të muajit shkurt. Besohet se si pjesë e kremtimeve të ndryshme, djemtë kishin tërhequr emra të vajzave nga një kuti. Pastaj me vajzën të cilës ia kishin tërhequr ishin sjellë si çift gjatë festivalit dhe ndonjëherë edhe kishin përfunduar me martesë.

Më vonë, kisha vendosi ta shndërronte këtë festival në festë të krishtere dhe vendosi për ta rikujtuar Shën Valentinin. Kohë pas kohe emri i Shën Valentinit filloj të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat personit që dashuronin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303