Cakaj komenton raportin e OSBE për zgjedhjet: Shqiptarët nuk patën mundësi që…

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka komentuar sot raportin e OSBE ODIHR-it, duke thënë se zgjedhjet ishin ligjitime. Cakaj u shpreh se në raport gjetjet janë objektive, dhe pasqyrë e realitetit, por shtoi se ky raport nuk rrëzon zgjedhjet.

Në 30 qershor 2019, Shqipëria ka pasur një sfidë shumë më shumë se zgjedhjet lokale. Është absurd të thuash që zgjedhjet nuk janë legjitime, sepse ti nuk ke marrë pjesë në to. Ne jemi përballur me një dhunë dhe vandalizëm nga opozita, si para zgjedhje dhe gjatë tyrem, gjë që thkesohet dhe në raportin e OSBE-së”, tha Cakaj.

Më tej ai njësoj si Kryeminsitri ditën e djeshme, u shpreh i gatshëm për dialog me opozitën, dukee ftuar atë në një tryezë për të diskutuar mbi gjetjet e raportit.

Po ashtu Cakaj tha se zgjedhjet në Shqipëri janë zhvilluar pa marrë për bazë interesin e elektoratit, por kjo sipas tij u krijua pas bojkotit të opozitës.

Duhet të rifillojë një dialog politik për të gjitha gjetjet e raportit të OSBE. Nëse për asgjë tjetër, ky raport është më shumë kritik për opozitën, se sa deligjimim për qeverinë. Në Shqipëri zgjedhjet janë zhvilluar pa interesa të caktuara të elektoratit, kjo është vëzhgim objektiv i reliatetit, por kjo ka ardhur pas bojkotimit të zgjedhjeve. Pasi nuk është mundësuar pluralizmi dhe garën mes kandidatëve”, tha ai.