Çekia nuk ndryshon qëndrim për Kosovën

Me sa duket vizita e presidentit të Çekisë, Millosh Zeman, në Beograd dhe deklaratat e tij për Kosovën e kanë shqetësuar qeverinë e Kosovës. Pas këtyre deklaratave ka pasur reagime të shumta nga qeveria dhe opozita në Çeki.

Por ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, Tomas Petricek, ka thënë se qeveria e Republikës së Çekisë nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.

“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar kryediplomati Petricek në Twitter.