Çështja Saimir Tahiri/ Artan Hoxha plas bombën, nxjerr blof Prokurorinë

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka folur ditën e sotme në emisionin ’45 minuta’ në lidhje me çështjen Tahiri.

Ai ka bërë me dije se hetimi i Prokurorisë ndaj Saimir Tahirit është i cunguar dhe i pamjaftueshëm.

‘’Ka patur një proces politik, që kulmoi me dorëzimin e mandatit nga Saimir Tahiri. Ka patur një proces mediatik gjatë kësaj kohe, që Tahiri të etiketohej e gjithë mazhoranca. Trupi gjykues do të vendosë mbi provat e akuzës dhe të pandehurve. Nuk është një vendim bazuar mbi Shqipërinë mediatike. Nuk do të vendoset se çfarë ndodhi në vitin 2016. Do të gjykohet për Habilajn, favorizime, shpërdorime për shkak të detyrës.

Presioni është jashtëzakonisht i madh politik, mediatik dhe diplomatik. Ambasada Amerikane po e mbikëqyr këtë proces. Kur themi gjykim të shkurtuar, nuk do të thotë se i pandehuri është fajtor. Kjo bëhet për ekonomi gjyqësore. Shpenzimet e seancave janë kosto për shtetin. Procesi po zhvillohet mbi gjendjen e provave aktuale.

Palët ranë dakord që gjykimi të bëhet në bazë të këtyre provave. Hetimi nisi për shkak të një situatë të rënduar politike në vend. Hetimi nis pas zgjedhjeve lokale dhe Tahiri kishte drejtuar dhe ekipin e PS-së në kryeqytet për të fituar 18 mandate në zgjedhjet e përgjithshme.

Prokuroria kishte kohën e plotë që nga 2016 të bënte hetim të plotë për akuzat ndaj Tahirit. Kjo nuk u bë. As në 2017, kur kolegët e policisë italiane dhe greke po kapnin sasi të mëdha droge. Hetimi u nis nga të dhënat e portaleve, që nuk janë të plota’’, deklaroi Artan Hoxha për çështjen e Saimir Tahirit.