TË FUNDIT

Çfarë do mbërrijë në shtëpinë e çdo shqiptari gjatë këtyre ditëve? Kryeministri Rama jep lajmin

Me anë të një video mesazhi në Facebook, Kryeministri Edi Rama foli për Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë ku deklaroi se kjo është një nismë e re, dhe një formular pyetësori do të mbërrijë në shtëpitë e të gjithëve, dhe qytetarët mund të shprehin opinionet e tyre.

“Po njiheni me këtë nismë të re, Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë, përveç një pyetësori që po mbërrin në shtëpitë tuaja, dua t’i japim jetë një kuvendimi popullor ku të merret mendimi i të gjithëve për çështje me rëndësi strategjike për familjen, drejtësinë, bashkëjetesën demokratike. Më të mëshuarit mund ta plotësojnë formularin dhe të na e ridërgojnë me postë pa asnjë shpenzim.”-tha Rama.

Ndërsa për kategoritë e tjera përveç të moshuarve, kryeministri Edi Rama theksoi se mund ta japin opinionin e tyre përmes faqes online të Këshillimit Kombëtar për Shqipërinë.

“Të gjithë do të mund të përdorin pikat e Këshillimit Kombëtar që do hapen në çdo bashki. Është koha të nxjerrim të gjitha mësimet nga këto tre dekada përpjekje demokratike.”- deklaroi Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat