fbpx

“Çfarë e detyroi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit”/PD publikon videon: Ai është në pazar të pistë me botën e krimit

bardhi.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të qeverisë për të kthyer kazinotë në qendër të Tiranës.

Bardhi thotë se Rama shkeli premtimin për këtë çështje, duke treguar sipas tij se është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Nëpërmjet një videoje ai sjell edhe premtimin e Ramës për heqjen e kazinove dhe lojërave të fatit.

Postimi I plotë i Gazment Bardhit:

“Çfarë e detyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?

Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar”

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303