fbpx

Çfarë ndodh ne trupin tonë kur nuk hamë mjaftueshëm fruta dhe perime!

Screenshot_3-33.png

Të jesh mirë fizikisht, të kesh shëndet të mirë, gjallëri dhe mirëqenie është e dëshirueshme dhe e kërkuar nga të gjithë ne. Por, a ndihmojë frutat dhe perimet në arritjen e kësaj?
Frutat dhe perimet janë burime të shkëlqyera të vitaminave dhe mineraleve. Duke harruar përfshirjen e tyre në dietën tonë të përditshme, ne privojmë trupin nga përbërësit thelbësorë që i duhen për të funksionuar mirë. Kështu, sistemi imunitar, sistemi nervor, gastrointestinal, etj nuk do të funksionojnë siç duhet.Një menu me shumë fruta dhe perime, ndihmon që trakti gastrointestinal të funksionojë më mirë. Sa më shumë fibra të merrni, aq më mirë do të tretet ushqimi. Pra, mund ta imagjinoni çfarë ndodh me trupin kur e privojmë nga këto ushqime të shëndetshme.
Në fakt, falë fibrave që ato përmbajnë, frutat dhe perimet jo vetëm që promovojnë shëndet të mirë të zorrës, por gjithashtu rrisin ndjenjën e ngopjes.Pra, nëse dëshironi të dobësoheni ose të mbani një peshë të shëndetshme, heqja e frutave dhe perimeve nga dieta juaj është një ide e keqe.
Së fundmi, hulumtimet tregojnë se prania e frutave dhe perimeve me ngjyra të gjalla në pjatën tonë, është e mjaftueshme për të rritur humorin dhe për t’ju bërë të ndiheni të lumtur

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303