Çfarë po ndodh në rrugët tona? Një tjetër aksident me vdekje

Shënohet viktima e dytë nga aksidentet brenda ditës së sotme në vend dhe e treta brenda 24 orëve. Sot rreth orës 20:15 në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” 29-vjeçari me inicialet E.V. banues në Kolonjë duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga i riu ka ndërruar jetë, ndërsa është dëmtuar pasagjeri me inicialet D.K. 42-vjeçari po nga Kolonja ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga. Ndërkohë që në Fier mesditën e sotme humbi jetën një 65-vjeçar, pasi motori me të cilin po lëvizte u përplas me një makinë. Në 24 orët e fundit janë shënuar tre viktima nga aksidentet rrugore.