Çfarë po ndodh?! RENEA rrethon një tjetër qytet

Vijon operacioni i forcave të policisë shqiptare për të kapur autorët e dyshuar të ngjarjes në Shkozet.

Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Peqin.

Nga ajo që mësohet paraprakisht Policia dyshon se autorët e atentatit ndaj prokurorit Ndoji dhe bashkëpunëtorët e tyre fshihen në këtë zonë. Deri tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar nga Policia për këtë operacion masiv, apo nëse deri tani ka persona të shoqëruar.