fbpx

Cikloni në Mozambik, 38 të vdekur nga stuhia vdekjeprurëse

mozambik-cyclone.jpg

Në Mozambik, tridhjetë e tetë vetë janë konfirmuar të vdekur, pas Ciklonit Kenneth, e dyta stuhi vdekjeprurëse që godet vendin në gjashtë javë.

Qendra e Mozambikut për Menaxhimin e Katastrofave shprehu të hënën shqetësim, për shkak se pritet që reshjet e shumta të vazhdojnë edhe për katër ditë të tjera.

Shiu po shkakton përmbytje dhe rrëshqitje të dheut, duke i shtuar më tej vuajtjet e njerëzve dhe duke bllokuar rrugët për t’i lejuar grupet e ndihmave të transportojnë furnizimet urgjente, si ushqimet dhe ndihmat mjekësore.

Më të rrezikuarit janë rreth 200,000 banorë të qytetit verior Pemba.

Instituti Kombëtar i Menaxhimit të Katastrofave tha të dielën se më shumë se 23,000 njerëz nuk kanë strehë dhe rreth 35,000 shtëpi janë shkatërruar pjesërisht, ose tërësisht./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303