22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Cikloni Trevor godet Australinë, pritet stuhi e fuqishme

spot_img

Një ciklon i madh ka goditur bregun verior të Australisë, duke sjellë shira dhe erëra deri në 250km/h.

Cikloni Trevor është stuhi e kategorisë së katërt dhe zyrtarët kanë shpallur gjendje emergjence në disa zona.

Një stuhi tjetër, Cikloni Veronika thuhet se do të godasë bregun perëndimor të vendit.

Mijëra australianë kanë evakuuar shtëpitë e tyre në përgatitje për dy ciklonet potencialisht shkatërruese.

Priten erëra shkatërruese, shira dhe valë të mëdha që mund të shkaktojnë përmbytje të mëdha.

Është hera e dytë në histori që dy ciklonet parashikohen të godasin vendin në të njëjtën kohë.

Cikloni Trevor goditi komunitetet e Numbulwa dhe Borroloola në pjesën veriore të shtunën në mëngjes.

“Ka një shqetësim që mund të ketë përmbytje,” tha zyrtari i operacioneve emergjente Michael Hebb për agjencinë e lajmeve AFP./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat