TË FUNDIT

Çmimi i karburanteve/ Rama i prerë, zbulon ç’do ndodhë sot: Asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një postim në rrjetin social Facebook lidhur me çmimin e karburanteve. Rama kujton se sot ngrihet Bordit Kombëtar i Administrimit të Karburantit.

Sipas kryeministrit çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës. Po ashtu ai thekson edhe njëherë se marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, duke mos lejuar në këtë mënyrë asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan Rama.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat