Çmimi i naftës shkon në nivelin më të ulët që nga viti 1991

Prej disa kohësh çmimet vazhdojnë rënien, ndërsa shpërthimi i Koronavirusit ka pezulluar udhëtimet dhe aktivitetin e biznesit, ndërkohë që, pavarësisht kësaj Arabia Saudite dhe Rusia përgatiten të rrisin prodhimin.

Rënia e shpejtë e çmimeve, nga ana tjetër po përkeqëson tregjet financiare, duke detyruar investitorët të heqin dorë nga asetet e rrezikshme, ndërkohë që Koronavirusi ka goditur linjat ajrore dhe shërbimet.

Këshilli Ekonomik Kombëtar ka planifikuar një paketë stimulimi ekonomik do të arrijë më shumë se 2 trilionë dollarë, afërsisht 10 për qind të prodhimit ekonomik të SHBA-ve, javën e kaluar, çmimet ranë me 24.4 për qind, rekordi më i keq në 18 vitet e fundit.

Çmimet e naftës u rritën pak, duke lënë prapa një javë rënieje të thellë, me vlerat më të ulëta që nga viti 1991.