fbpx

Coutinho e pranon: Liga e Kampioneve është objektivi ynë i madh

philippe-coutinho.jpg

Ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho ka pranuar se ishte shumë i lumtur te Liverpool para transferimit prej 160 milionë euro në Barcelonë.

“Me të vërtetë mezi pres të luaj në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, dhe dua të bëj një punë të mirë. Përveç kësaj, rikthimi në “Anfield” atmosfera do të jetë shumë e veçantë, sepse isha shumë i lumtur në Liverpool. Liga e Kampioneve është objektivi ynë i madh,

“Liverpooli është një skuadër me një mentalitet shumë të fortë, mbi të gjitha në shtëpi. Ata janë një skuadër e madhe në sulm dhe mbrojtje, kështu që ne duhet të jemi të vëmendshëm. Ata nuk janë vetëm për një sulm të fortë. Ata kanë një skuadër të mirë dhe “Anfield” ka një atmosferë madhështore“.-tha mesfushori në faqen zyrtare të Barcelonës.

Braziliani do të kthehet në “Anfield” për herë të parë që nga transferimi i tij në vitin 2018 në “Camp Nou”, ku do të luaj ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303