TË FUNDIT

COVID-19/ Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti: Jemi larg imunitetit të tufës

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti pretendon se vendi është ende larg imunitetit të tufës nga pandemia e koronavirusit. I ftuar në emisionin “Real Story”, Alimehmeti tha se varianti Delta ka prishur shifrat e studimit të mëparshëm, pasi ka transmetueshmëri të lartë.

Po ashtu, ai shton se të injektuarit me vaksinë që nuk janë në moshë të madhe, janë më rezistentët ndaj pandemisë.

“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër. Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj. Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën,”- pohoi Alimehmeti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat