Ç’po ndodh burgjet shqiptare? Ministrja firmos dokumentin e rëndësishëm

Është emëruar drejtori i burgut 302 në Tiranë, i cili do të jetë Aurel Jazxhi.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur emërimin e tij në krye të IEVP-së tek “Mine Peza” (302), ndërsa në krye të IEVP-së tek “Jordan Misja” është emëruar Eduard Strugaj.

Ndërkohë, mësohet se burgu i Fushë-Krujës ka kaluar në Durrës, ndërsa burgu “313” ka kaluar në Fushë-Krujë. Ndërsa, burgu i Gjirokastrës dhe ai i Sarandës, kanë kaluar në varësi të njëra-tjetrës.

Si pasues i Selimit në burgun e Reçit në Shkodër është emëruar Dedë Zhivani, prezantimi i të cilit është bërë një ditë më pare, kur drejtori i ri është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion, për të cilin u investua edhe nga Bashkimi Europian.