Autoritetet e Maltës kanë sekuestuar një tjetër ngarkesë me kokainë, e cila kishte për destinacion Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Lajmin e ka konfirmuar Dogana malteze, e cila thotë se sasia prej 144 kg kokainë ishte e fshehur në 3 kontejnerë në Freeport, ndërsa vlera e saj shkonte në 15.7 mln euro.
Droga u kap ditën e shtunë dhe ishte e ndarë në 120 pako me total 144 kg. Njësia e monitorimit të doganave kishte zgjedhur disa kontejner për tu skanuar, ku tre prej tyre ishin edhe ato që mbanin ngarkesën me drogë.
Dyshimet e autoriteteve doganore u konfirmuan pas kontrollit fizik që iu bë mjeteve. Dy kontejnerët e parë që vinin nga Amerika e Jugut dhe nga Malta do të shkonin në portin e Durrësit mbanin një ngarkesë prej 48 kg kokainë të ndara në 20 pako me vlerë 5.4 mln euro, thuhet në njoftimin e Doganës malteze.
Ndërsa kontejneri i tretë, edhe ky vinte nga Amerika e Jugut kishte destinacion Malin e Zi. u gjetën 80 pako kokainë me peshë 96 kg dhe me vlerë 10.8 milion Euro. Kjo është ngarkesa e tretë e kapur në Maltë, me destinacion Shqipërinë.
Dogana e Maltës thotë se këtë vit janë sekuestruar 750.45 kg kokainë, me vlerë 83.9 milionë euro.

