Në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, Safet Gjici u zgjodh kryebashkiak përballë kandidatit të Bindjes Demokratike, Abedin Uruçi. Por nga burime, mësohet se të paktën 4 drejtorë nuk e kanë pritur në zyrë eprorin e ri.
Mësohet se 4 drejtorë kanë dhënë dorëheqjen përpara se Gjici të merrte detyrën, ndërsa me marrjen e mandatit raportohet se nuk është larguar deri më tani asnjë drejtor tjetër.
Gjithashtu nga të njëjtat burime mësohet se kanë dhënë dorëheqjen edhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë si dhe nënkryetari i saj.

