Ç’po ndodh në Vlorë?! Sekuestrohen 1.5 mln € pasuri kriminale

Policia e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë 1.5 milionë euro, e cila dyshohet se është përfituar nga pastrimi i parave.

Uniformat blu bëjnë me dije se nën sekuestro prevantive janë vënë 5 apartamente banimi, 1 vilë trekatëshe, 1 anije peshkimi dhe 4 automjete.

Njoftimi i plotë i policisë: Sekuestro preventive mbi disa pasuri me vlerë rreth 1.5 milion euro, që dyshohen se janë ngritur me pastrim parash.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, zbatuan vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa objekte:

5 apartamente banimi;

1 vilë trekatëshe;

1 mjet lundrimi, anije peshkimi;

4 automjete.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal pro-aktiv të vitit 2018, ndaj shtetasit M.M. si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 1.503.000 euro.

Vijojnë veprimet e tjera proceduriale, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.