TË FUNDIT

Ç’po ndodh te Komuna e Parisit? Zbarkojnë FNSH dhe RENEA, snajperët vendosen në tarracë

FNSh dhe RENEA kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e një shumë të kërkuari në zonën e Komunës së Parisit.

Identiteti i shumë të kërkuarit ende nuk bëhet i ditur. Informacionet momentalisht janë të pakta ndërsa mësohet se operacioni nisi rreth orës 15:00. Mendohet se personi fshihet në një prej pallateve të zonës.

Sipas informacioneve të fundit, bëhet e ditur se një person është shoqëruar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e po ashtu, vazhdon operacioni për kapjen e një të shumërkërkuari i cili është i dyshuar si i përfshirë në një sërë vrasjesh që kanë ndodhur në Shqipëri.

  Ai është zbuluar falë disa raportimeve nga qytetarë të thjeshtë. Fillimisht informacioni është dhënë se ai jetonte tek zonë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat