Ç’po ndodh te Unaza e Re? Flet Dorian Protoduari

Situata me protestuesit e Unazws sw Re wshtw tensionuar ndjeshwm. Një nga banorët e Unazës së Re dhe me aktivët në protestat kundra shembjes së banesave në këtë zonë, Dorian Protoduari, nw njw intervistw pwr t Syri Tv, tha se askush nuk do të arrijë të përç.ajë protestën e tyre.

“Më thoni ku të shkojmë të ankohemi. Te kjo Polici. Te Ardi Veliu. Të shefi i komisariatit nr 4, Agim Hoxha. Apo te Berti te Krimet. Po e di ti se ça bëjnë këta. Po ta keni vënë re, plasi skandali i Xhisielës u morën me Teatrin, u morën me Lulzim Bashën.

Plasën përgjimet shkuan te Teatri. Ndodhi tani me atentatin në Durrës, po merren prapë më ne. Këta duan të humbasin vëmendjen dhe duan të merren me Unazën. Ta harrojnë, nuk guxon asnjë punonjës policie të vijë si bandë te ne. Duan të ketë zgjidhje të vijnë të bëjnë dialog. Le të dalin këta të tetë që duan dëmshpërblim. Po kush janë këta të tetë që pranojnë tu prishen banesat për 100 milion lekë të vjetra, pse do Erion Veliaj”, tha ai.

I pyetur nëse rrezikon të përçahet protesta, Protoduari tha se nuk ka shans të ndodhë një gjë e tillë. “Protesta s’ka për t’u përçarë. Kanë provuar me shumë mënyra dhe s’kanë për ta përçarë dot deri sa të marrim edhe qindarkën e fundit. Unë kam certifikatë pronësie. E dini sa ma kanë vlerësuar pronën. Unë jam 280 m katror shtëpi, 400 m katror dyqanë dhe 500 m katrorë tokë, dhe mua më japin 130 milion të vjetra. Kur unë ja kam blerë shtetit 40 milion të vjetra”, u shpreh Protoduari.