Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në fjalën e saj në konferencën për media u ndal te situate ekonomike në vendin tonë, duke bërë me dije se nga data1 prill Bordi i Transparencës po mban nën monitorim 4 produkte bazike, vajin, orizin, miellin dhe sheqerin.
“Sipas aktit normativ për ngritjen e Bordit Ushqimor ne kemi ngritur Bordin e Transparencës dhe jemi kujdesur të përcaktojmë formulën për cmimet që tregtarët duhet të bëjnë.
Ndryshe nga bordi i karburanteve, bordi i ushqimeve ka një tjetër specifikë se ka disa kategori ushqimesh.
Gjatë mbledhjeve të para të kemi hasur vështirësi në marzhet por më 1 prill vendosëm të mbajmë nën monitorim 4 produkte ushqimore.
Do dalin sot çmimet reference për miellin, orizin, vajin dhe sheqerin.
Këto cmime do iu bëhen me dije, dhe është parashikuar që të dalë sot. E njëjta do jetë edhe për produktet bujqësore. Ne do të jemi në diskutime me tregtarët për cmimet në vijim.”, tha ajo.

