TË FUNDIT

“Ç’të shtyn që je bërë bodyguard i Ramës?” Manja-Berishës: Krenar që jam shërbëtor

Ditën e sotme Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë debatuar në Parlament.

Ministri i Drejtësisë i kërkoi Berishës që të mos flasë për barazi gjinore nga foltorja e Parlamentit pasi sipas tij, është kujtuar shumë vonë. Manja tha se gjuha e përdorur nga ish-kryeministri është dhunë për vajzat dhe gratë shqiptare.

“Kur e dëgjon Berishën që flet me kaq patos për barazinë gjinore, të mbushet mendja që ke përpara kalorësin e barazisë gjinore. Është kujtuar shumë vonë. Prodhoi gjithë ato tragjedi, që i kanë paguar me kosto shumë të madhe shqiptarët. Edhe gjuha që përdore sot, është dhunë për vajzat dhe gratë shqiptare. Gjuhë e zezë, që s’ka lidhje fare me barazinë gjinore. Në këtë moshë e vetmja gjë e mirë që mund të përçosh është të heshtësh minimumi.”

Në përgjigje, lideri historik i demokratëve i bëri ministrit vetëm një pyetje: “Ç’të shtyn Ulsi që të bëhesh bodyguard i Ramës këto kohë. Unë e di, po hapja zemrën kolektivit. Kaq kisha.”

Nga ana e tij, Manja kujtoi se Rama është sot në mandatin e tretë dhe se e kanë votuar mbi 800 mijë qytetarë shqiptarë.

“E kam për nder që jam shërbëtor në qeverinë “Rama 3”. Krenar që jam pjesë e qeverisë shqiptare.”

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat