Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka thënë se askush nuk mund të parashikojë se kur do të arrihet marrëveshja ndërmjet Serbisë e Kosovës.
Kreu i diplomacisë serbe në një intervistë për “Blic”, ka shtuar se edhe nëse arrihet kjo marrëveshje “nuk është me rëndësi se kush e nënshkruan”.
“Disa politikanë perëndimorë marrëveshjen po e paralajmërojnë si punët ë kryer, por nuk e di se ku e bazojnë ata këtë”.
“Bisedime thelbësore ende nuk ka edhe pse viti tashmë filloi. Ne nuk nxitojmë, e rëndësishme është që në fund të kemi zgjidhje cilësore që do t‘i rezistojnë rrjedhës së kohës e që do ta respektojnë të gjithë, sesa ta respektojmë kalendarin e ndokujt”, ka thënë Daçiç./real-news.tv/

