Daçiç: Serbia dhe Kosova janë larg arritjes së marrëveshjes

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka thënë se Serbia dhe Kosova janë larg nga thelbi i marrëveshjes së Brukselit.

”Është e vështirë të thuhet se mund të arrihen hapa të mëdhenj në të ardhmen e afërt në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kryesisht për shkak se Prishtina dhe zgjedhjeve për një administratë të re evropiane, ka thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Ai ka shtuar se përfaqësuesit amerikanë ishin të habitur dhe të befasuar me siç ka thënë ai situatën se “Thaçi dhe Haradinaj nuk mund të ulen në një tryezë”.

“Një pjesë e administratës amerikane e mbështet atë, sidomos në Kongres, por unë nuk kam asnjë dyshim se administrata Trump kërkon marrëveshje për shkak se ajo është për ta një pikë politike”, tha ministri i Jashtëm serb./real-news.tv/