fbpx

Dalin detajet/Autobusi i plazhit i zuri rrugën, fieraku merr armën dhe qëllon 6 herë në ajër

fier.jpg

Policia është vënë në kërkim të shtetasit i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Topojë të Fierit.

Mësohet se shkak për të shtënat me armë, ka qenë zënia e rrugës nga autobusi i plazhit, çka ka nervozuar shoferin e mjetit që ndodhej pas tij. Dëshmitarët nga vendngjarja janë shprehur se drejtuesi i makinës private ka debatuar me shoferin e autobusit të mbushur me pasagjerë, pasi ky i fundit kishte ndaluar mjetin e transportit në rrugë.

Në debat e sipër, shoferi i makinës private ka marrë armën e zjarrit tip pistoletë dhe ka qëlluar 6 herë në ajër para autobusit, duke tmerruar pasagjerët dhe dëshmitarët e tjerë.

Efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë sapo kanë marrë njoftim në fshatin Topojë dhe kanë identifikuar e shpallur në kërkim personin që qëlloi me armë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303