fbpx

Dalin detajet e reja/ I dënuar për vrasje dhe prostitucion, kush është pronari i lokalit ku shitej kokainë në autostradën Tiranë-Durrës

arrestimpolicia-555x405.jpg

Aksioni policor, i zhvilluar sot në Tiranë, ku u arrestua 50-vjeçari me origjinë nga Shkodra, pronar i një lokali në autostradën Tiranë-Durrës, ku shitej kokainë, ka nxjerrë në dritë detaje të reja.

Mësohet se pronari i lokalit të kokainës është 50-vjeçari Ilir Peraj, i cili rezulton të ketë qenë i dënuar për vrasje dhe prostitucion, raporton Balkan Ëeb.

“Për këtë shtetas dispononohej informacion se në rrugën Industriale, në autostradën Tiranë – Durrës përshtaste lokalin e tij për përdorim e shpërndarje lënde narkotike kokainë dhe për prostitucion.

Nga kontrolli i kryer është konstatuar se 50-vjeçari ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokalin në administrim të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar kokainë, një pjatë porcelani me mbetje të lëndës natkotike, një DVR, një letër me mbishkrim dhe një aparat celular. Në lokal është gjendur edhe shtetasja R. C., e punësuar si balerinë në këtë ambient, e cila u akomodua në një qendër pritëse për viktimat e trafikimit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shetasit I. P”, thuhej në njoftimin e policisë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303