Dalin fotot, ja kush janë autorët e grabitjes së Postës në Krujë, emrat që policia s’do i harronte kurrë

Pak më parë u publikuan emrat e personave të arrestuar për grabitjen e postës së Krujës.

Të arrestuarit janë: Mark Nok Caka, Gazmir Lek Saka, Andi Kadri Rexhepi (Paturri), Hysen Avdi Kica, Bujar Ramazan Tafa, dhe Besnik Parruca ishte roja i postës (u arrestua ditën e ngjarjes).

Bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar një pjesë e parave të vjedhura, makina të vjedhura dhe armë. Dyshohet se autorët janë zbuluar nga shenjat e gishtërinjëve.

Gjtihashtu, dyshohet se është i njëjti grup që ka kryer edhe grabitjet e bankomateve në këtë zonë dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Por kush është koka e bandës së grabitjes së postës në Krujë?

Dyshohet se koka e bandës është Andi Rexhepi ose i njohur ndryshe edhe si Andi Paturri, i cili nuk është një emër i pa dëgjuar për drejtësinë shqiptare dhe atë greke.

Paturri rezulton të jetë një nga 4 shqiptarët që kryenin vjedhje nën kërcënimin e armëve në banesat luksoze në Athinë.

Në 2017, policia publikoi fotot dhe emrat e personave, mes tyre edhe Andi Paturri. Banda e shqiptarëve kryente vjedhje të shumta në apartamente luksoze duke përdorur shpesh edhe kërcënimin e armëve. Viktimë e grabitjeve të shqiptarëve kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou. Menaxheri i artistëve Tony Mavridis etj.

Ndërsa Gazmir Saka, është një nga të arrestuarit që hapi zjarr kundër policisë në rrugën e Rinasit në 2011.

Një përplasje me armë midis policisë dhe një grupi kriminal ditën e djeshme në rrugën e Rinasit, ka pasur si bilanc 1 të plagosur, 6 të arrestuar dhe 150 kg kanabis të sekuestruar. Tre makinat transportonin 150 kg lëndë narkotike, janë ndeshur me armë me forcat e policisë. Luftimi me armë ka zgjatur vetëm disa minuta, më pas personat që transportonin drogën, të rrethuar nga forcat e policisë, kanë vendosur të dorëzohen.

Grabitja e postës:

Nga posta janë grabitur rreth 11 milionë lekë të vjetra, që i përkisnin pensionistëve, dhe dje kishte nisur puna për shpërndarjen e tyre. Dyshohet se autorët janë qenë në dijeni të kësaj shpërndarjeje, si dhe kanë ditur vendin ku ndodhe kasaforta.

Ndërkohë më herët policia ka vënë në pranga rojën private, i cili akuzohet për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Besnik Parruca, roja e postës, nuk ka njoftuar policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës, ku grabitësit kanë marrë një sasi prej rreth 11 milionë lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar.

51-vjeçari deklaroi para efektivëve se nuk ka treguar sepse është kërcënuar nga autorët e kësaj vepre penale.