fbpx

Dalin pamjet e aksidentit fatal në Gjakovë, ku vdiqën babë e bir nga Tropoja

Aksident-1-696x382.png

Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Babë e bir nga Tropoja, 42 dhe 9 vjeç, kanë humbur jetën nga përplasja fatale e dy automjeteve.

Gazeta Express shkruan se viktimat, së bashku me një shtetase angeleze, ishin në automjetin tip “Golf”, që erdhi me shpejtësi dhe u përplas me makinën përballë.

Videoja është filmuar rastësisht, ku duket momenti kur përballë vjen një tjetër automjet me shpejtësi të madhe.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve,  me ç’rast dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor”, tha policia e Kosovës për këtë aksident.

Ajo apelon për kujdes në qarkullim, pasi numri i të vdekurve brenda këtij viti në rrugët e Kosovës ka shkuar në 27.

Policia ka thënë se aksidentet fatale janë në rritje nëse i krahasojmë me vitet e kaluara.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303