Janë publikuar ditën e sotme fotot e para të grabitësve në Rinas, ku shihet qartazi se si kanë hyrë në portën hyrëse të aeroportit. Nga fotot duket se si ata kanë prerë hekurat e portës të pashqetësuar dhe më pas kanë hyrë brenda me furgonin e bardhë me mbishkrimin ‘hetimi tatimor’.

Gjithsej ishin 5 autorë të super grabitjes në Rinas, ku vetëm njëri është fiksuar nga kamerat, pasi të tjerët qëndronin brenda furgonit.
Kujtojmë që në avion ndodheshin 160 pasagjerë, të cilën destinacion kishin Vjenën e Austrisë.
Nga përplasja me policinë, i vdekur mbeti njëri prej autorëve, pikërisht Admir Murataj./real-news.tv



