Dalin pamjet nga shpërthimi i depozitës së gazit, pronari i karburantit: Punëtori ishte duke…

Dalin pamjet nga shpërthimi i depozitës së gazit paraditen e sotme në Fier. Pika e furnizimit me gaz është në pronës të S.M.

Nga video duket se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa më pas shtëllunga të mëdha tymi janë shpërndarë në të gjithë zonën.

Pronari i karburantit, në një deklaratë për mediat, tha se flakët e zjarrit ishin neutralizuar në kohë nga punëtori, por edhe ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka vënë nën kontroll situatën.

“Ishte duke punuar punëtori dhe vë re një problem. U mundua të fikte atë dhe gazi po avanconte më tepër. Kur erdhi zjarrfikësja ai e kishte fikur çdo gjë. Pati dëme vetëm në disa llamarina. Ne reaguam menjëherë me fikëset e zjarrit. Edhe zjarrfikësja erdhi, por ne e kishim nën kontroll”, u shpreh pronari.