Një tjetër debat është duke u zhvilluar mes dy forcave politike, PDIU dhe LSI lidhur me anëtarin e katërt të qendrave të numërimit të votave në zgjedhjet e 25 prillit.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka vendosur që anëtari i katërt i qendrave të numërimit të votave të jetë i LSI-së.
Në këtë mënyrë KAS ka rrëzuar kërkesën e bërë nga PDIU, e cila kishte pretendime që ky vend i përkiste forcës së saj politike.
Tashmë PDIU-së i mbetet dhe një mundësi, që ta ankimojë çështjen në fjalë në Kolegjin Zgjedhor.
Vijon…

