fbpx

DEBAT I FORTË! ” Pse bën sikur s’kupton?”, Fevziu përplaset me Zogajn: Pyetjet i bëj unë…Analisti: S’të lë të flasësh

CB94BBEF-CABC-4827-BD62-69A18A9EBBD4.png

Moderatori Blendi Fevziu kështë përplasur me analistin Preç Zogaj mbrëmjen sootme. I ftuar në “Opinion”, Zogaj po komentonte përplasjet mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, por pa iu përgjigjur pyetjeve të Fevziut. Ky i fundit ngriti zërin duke thënë se ishte ai që bënte pyetjet dhe duhej të merrte përgjigje për çështjen që po flisnin. Nga ana tjetër, Zogaj tha se moderatori nuk po e linte të fliste, ndaj preferonte të mos komentonte më.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Preç a mund të të pyes..o Preç…o Preç atë të pyes, po shkon në drejtim të kundër të asaj që po flasim….të bëra pyetje tjetër. Çështja është

E bëre pyetjen tani të biem dakort….

Blendi Fevziu: Ramë dakort Preç, tani më thuaj si duhet të ishte më e mira, Basha mori vendimin dhe më duhet të di si mendon, a duhet ta merrte vetëm apo ta hidhte me votim. Preç më jep mendimin tënd? Ti si do e merrje?

Preç Zogaj: Unë mendoj se një vendim i tillë siç e ka marrë Basha

Blendi Fevziu: Po pra po

Preç Zogaj: Tani mbi këtë bazë, Berisha ka nisur një lëvizje

Blendi Fevziu: Mbetemi këtu vetëm një moment

Preç Zogaj: Lëvizja është shpaguese. Analiza…

Blendi Fevziu: Preç të bëra pyetje tjetër, përse bën sikur nuk kupton për çfarë të pyes. Basha a duhet ta merrte vendimin vetë apo duhet ta hidhte në votim? Çfarë do ta pengonte Bashën të thoshte unë jam kryetar i partisë. Po qe se ju votoni që Berisha të qëndrojë, të largohem unë.

Preç Zogaj: Nuk është kjo pyetja.

Blendi Fevziu: Pyetjen e bëj unë, jo ti. Jepi përgjigje pyetjes time. O Preç ke 15 minuta. Që nuk më kthen përgjigje.

Preç: Zogaj: Po s’të le ti. Këtu është çështje shumë serioze. Këta duan ta zvogëlojnë.

Blendi Fevziu: Preç do t’i marrim një nga një.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303