Defekt teknik me pajisjen tymuese tek Turbina, ndërpritet shfaqja

Një defekt teknik me pajisjen tymuese ka detyruar të premten Teatrin Kombëtar të ndërpresë shfaqjen, pasi ishte i nevojshëm aspirimi i plotë i ajrit. Për shkak të këtij defekti, TK i ka kërkuar ndjesë publikut, duke ftuar atë të paraqitet pranë biletarisë për rimbursim ose konvertim të biletës për shfaqjen e datës 19 ose 20 tetor.