Deklarata shumë të fortë janë bërë pak më parë nga avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, i cili thotë se ish-kryeministri Sali Berisha do të shoqërohet “me dhunë” në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjatë shqyrtimit të dosjes “Hajdari” nëse nuk pranon të paraqitet vullnetarisht.
Avokati Idajet Beqiri tha në emisionin “45 minuta” në ReportTV, se pasi të paraqitet në gjykatë, Berishës do t’i bëhen një sërë pyetjesh nga prokurorët, trupa gjykuese dhe vetë Izet Haxhia, ndërsa është në dorë të Berishës nëse do të përgjigjet apo jo.
Beqiri tha se Izet Haxhia po jep dëshminë e tij para prokurorëve për rolin e Sali Berishës në shumë ngjarje kriminale nga 1991.
“Unë flas me hollësi te akuzat ndaj tij për vrasjen e Azem Hajdarit, për çështjen tjetër nuk mundem se është sekret hetimor. Por di të them që nga 1991 dhe deri 1999 Izet Haxhia po jep shpjegime për gjithçka ka ndodhur. Ai po jep të dhënë si ndodhi vrasja e 4 Dëshmorëve në Shkodër, cfarë roli ka Berisha, çfarë frymëzoi dhe nxitje që ka bërë. Ka vijuar për vrasjet te Shkolla e Bashkuar dhe për to me prova direkte dhe indirekte e nxjerr të implikuar.
Por ku ka qenë në 12 shtator të 1998? “Në Tiranë. Ajo vrasje ka qenë rastësore. Nuk ka pasur qëllim të vri.snin Azem Hajdarin. Ata erdhën të armatosur për tjetër qëllim. 10 dit para se të ndodhte vrasja, babai i Fatmir Hakjajt dhe të tjerëve, që ishte bërë një shkrim i rëndë në ‘RD’ shumë i rëndë për familjen e tij. Ai erdhi për këtë erdhi, Muharrem Haklajn, Izeti e ndihmoi të takonte atë gazetar, ai i tha se shkrimin e bëri Azem Hajdari por vendosi emrin tim dhe Muharremi shkoi e takoi”.

