fbpx

Deklarata fortë në Bruksel/ Basha: Rama po kërkon të mbyllë pa hetim dosjet ‘184’ dhe ‘339’

PPE.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partive Popullore Evropiane, është shprehur në Bruksel se Rama po kërkon të mbyllë pa hetim dosjet 184 dhe 339.

Basha tha gjithashtu se në Shqipëri situata është bërë edhe më e vështirë për integrimin për shkak se vendi nuk ka bërë progres në kushtet e vendosura.

Lideri i opozitës veçoi raportin e OSBE/ODIHR-it për të treguar se në vend që Shqipëria të plotësonte kushtin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, zhvilloi një proces antikushtetues votimesh moniste.

Kreu i opozitës theksoi se në këtë moment të vështirë është i rëndësishëm zëri dhe vizioni i opozitës për daljen nga kriza.

I pyetur se cili është qëndrimi i opozitës për një Po me kushte që mund të vijë nga shtetet anëtare, për shkak të kontestimeve të shteteve anëtare, Basha u përgjigj: ‘Kriteri bazë për të qenë anëtar i Bashkimit Europian është demokracia dhe këtu konvergojnë jo vetëm interesat e PD dhe opozitës së bashkuar, por të të gjithë shqiptarëve të ndershëm, për t’i dhënë fund një autokracie të korruptuar dhe të lidhur me krimin, dhe garantuar kushtet për demokraci funksionale. Kjo do të thotë votë të lirë dhe të ndershme, ndëshkim politikanëve të kapur duke bashkëpunuar me krimin për të vjedhur zgjedhjet.

E kundërta po ndodh sot në Shqipëri, çështjet e famshme, dosjet ‘184’ e ‘339’ nuk hetohen, dosjen ‘184’ e ka çuar në Dibër që ta mbylli”, tha ndër të tjera lideri i opozitës.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303