Një deklaratë e fortë është bërë nga kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu i cili gjatë përmbylljes së fushatës elektorale në Maqellarë ka thënë se janë ngritur grupet e gatshme të mbrojtjes së votës dhe se kushdo që do tentojë të blejë votën do ta pësojë si “ai në Elbasan”, duke iu referuar konfliktit që degjeneroi në vrasjen e përkrahësit të PS-së, Pjerin Xhuvani.
“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, kështu deklaroi para qytetarëve Mziu.

